Lajme

Molliqaj: Mundësitë e fundit për zbardhjen e rastit të Deharit i asgjësoi pushteti i Kurtit

11/05/2024 19:49
nga:Sh R

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj në 8-vjetorin e vdekjes së ish-bashkaktivistit Astrit Dehari, e ka vlerësuar të njëjtin si njeri të mirë e me virtyte.

Sipas Molliqajt, megjithatë është e tepërt të thuhet se rasti i tij duhet të zbardhet me çdo kusht.

“Por, tragjedia takon absurdin kur e din se mundesitë e fundit për zbardhjen e rastit i asgjësoi vetë pushteti i Kurtit. Zbardhjen e rastit nuk e do vetë VV, rasti i zbardhur është rast i pa përdorshëm”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Molliqaj tutje deklaron se emri Astrit Dehari do të mbetet epitafi i shkallës në të cilën mbërrin dehumanizimi kur lufta për pushtet instrumentalizon gjithçka.

“Jemi shumë krenarë që ne kurrë nuk e kaluam atë limit. As brenda VV-se, as jashtë saj. Kurrë nuk e shpallëm të vrarë, as të vetëvrarë”, shkruan tutje Molliqaj.