Sporti

Kosova U17 kualifikohet në Ligën A, kundërshtarët i mëson në dhjetor

11/05/2024 17:04
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës e vajzave U17 është kualifikuar në Ligën A për kualifikimet e Evropianit, pasi e ka mbyllur turneun kualifikues të Grupit B4 në pozitën e parë, me 4 pikë.

Kalimi në Ligën A u konfirmuar sot, pasi Shqipëria shënoi fitore në duel me Izraelin, në ndeshjen e fundit të grupit, me rezultat 2:1.

Të rikujtojmë se Dardanet U17 shënuan fitore ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e parë 3:1, derisa më pas barazuan me Izraelin 1:1. E epilogut të ndeshjes Shqipëri-Izrael iu gëzua edhe përzgjedhësja e Kombëtares U17, Sanije Krasniqi, e cila së bashku me stafin e saj për të tretin vit radhazi me këtë kombëtare arrin të kualifikohet në Ligën A.