Sporti

Lajm i mirë për Artetën: Odegaard rikthehet në stërvitje

11/05/2024 16:13
nga:Mergim Rreci

Mikel Arteta ka pasur një përforcim të fortë në stërvitje këtë të martë, në prag të ndeshjes ndaj Inter.

Martin Odegaard mori pjesë në stërvitje dhe është më afër rikthimit në fushë. Mesfushori u lëndua teksa luante për kombëtaren norvegjeze dhe nuk ka luajtur që nga 9 shtatori, transmeton GazetaBlic Sport.

Para pushimit për angazhimet e ekipeve kombëtare, londinezët luajnë kundër Interit (Champions League) dhe Chelsea (Premier League).

Këtë sezon, reprezentuesi norvegjez ka marrë pjesë në tre nga ndeshjet e Topçinjve.

/GazetaBlic Sport/