Lajme

Trafikuan 5 milionë euro kokainë, shkatërrohet grupi shqiptar në Itali

11/05/2024 13:17
nga:Y I

Antimafia italiane ka shkatërruar një grup shqiptar narkotikësh me bazë në provincën e Pavia, Milano, Modena dhe Monza.

Për një periudhë 6 mujore kishin trafikuar drogë kryesisht kokainë, me vlerë tregu rreth 5 milionë euro.

Janë ekzekutuar 8 urdhër ndalimi, 5 urdhër arrestimi me burg, 2 arrest në shtëpi dhe 1 detyrim paraqitje.

Aktiviteti kriminal i kishte lidhjet në Shqipëri, Belgjikë, Amerikën Latine dhe në vendet e ulëta.

Zbulimi i bisedave të kriptuara në aparatet telefonike ka zbardhur trafikimin e drogës dhe personat e përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme.

Paratë e fituara nga trafiku i drogës investoheshin në vendet e origjinës të personave të përfshirë.