Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kryer sot mamografinë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Presidentja ka qenë e shoqëruar nga nëna dhe motrat e saj.
“Sot bashkë me mamin dhe motrat, si dhe me stafin e QKUK, pas kryerjes së mamografisë! Tetori nuk ka pse të jetë i vetmi muaj rozë dhe koha e vetme për sensibilizim. Për të gjitha gratë qe nuk kanë arritur ta kryejnë mamografinë akoma, caktojeni terminin sa më parë. Kontrollat janë pa pagesë”, ka pohuar Osmani.
Tutje, ajo ka shkruar se “zbulimi i hershëm shpëton jetë”.