Njohësi i çështjeve politike në vend, Shemsi Jashari, ka folur në lidhje me zgjedhjet që po zhvillohen sot në SHBA dhe si pritet të ndikojnë ato në Kosovë.
Jashari tha se për “Gazeta Blic” se rezultati i zgjedhjeve në SHBA ndikon kryesisht në Kosovë përmes mbështetjes diplomatike, orientimit të politikës së jashtme dhe stabilitetit rajonal.
Ai tha se administrata demokrate zakonisht punojnë më ngushtë me BE-në për çështjet rajonale ndërsa administrata republikane veçanarisht nën Donald Trump kanë theksuar taktikat e negociatave të drejtpërdrejta të udhëhequra nga SHBA-të.
“Rezultati i zgjedhjeve në SHBA ndikon kryesisht në Kosovë përmes mbështetjes diplomatike, orientimit të politikës së jashtme dhe stabilitetit rajonal.
Historikisht, SHBA ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe përpjekjet e saj për integrim në NATO dhe BE.Administratat Demokrate zakonisht punojnë më ngushtë me BE-në për çështjet rajonale, duke inkurajuar një qasje më shumëpalëshe në dialogun Kosovë-Serbi.Në kontrast, administratat e fundit Republikane, veçanërisht nën Donald Trump, kanë theksuar taktikat e negociatave të drejtpërdrejta të udhëhequra nga SHBA, duke ushtruar herë pas here presion mbi Kosovën dhe Serbinë me qëllim përshpejtimin e bisedimeve dhe arritjen e marrveshjeve” tha Jashari për “Gazeta Blic”.
Ai tutje potencoi se mbështetja nga SHBA-të pritet të mbetet e qëndrueshme pavarësisht se cila parti fiton.
“Një përkushtim i vazhdueshëm ose i shtuar nga SHBA ndaj Kosovës nën çdo administratë mund të nënkuptojë gjithashtu mbështetje të qëndrueshme në zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen, përfshirë aspiratat për anëtarësim në NATO. Megjithatë, Kosova do të duhet të përshtatet me strategjitë në ndryshim të SHBA-së duke lobuar në mënyrë efektive dhe duke treguar stabilitet të brendshëm.Mbështetja nga SHBA pritet të mbetet e qëndrueshme pavarësisht se cili parti fiton, por ndryshimet specifike në politika mund të ndikojnë në mënyrën se si Kosova angazhohet me Serbinë dhe shtetet e tjera të Ballkanit për të arritur stabilitet afatgjatë” tha Jashari në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Shemsi Jashari, Analist!
Sot qytetarët amerikanë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjehdur presidentin e ri për katë vitet e ardhshme.
/Gazeta Blic/


