Skuadra e Malishevës ka triumfuar dje në ballafaqimin ndaj Llapit në shtëpi me rezultatin 2:1.
Malisheva mori tre pikë të arta dhe tani ndodhet në vendin e dytë me 22 pikë, po aq sa Ballkani që është lider, shkruan GazetaBlic Sport.
Fakt interesant ishte se dje në ballafaqimin Malisheva – Llapi, u ndeshen edhe dy vëllezërit Veliu, Arlindi dhe Valmiri.
Vëllai i vogël, Arlind Veliu doli fitues ndaj Valmirit, duke e mposhtur me rezultatin 2-1.
Kjo është fitorja e dytë e Malishevës ndaj Llapit këtë sezon, pasi e kishte mposhtur edhe në “Zahir Pajaziti” në muajin gusht me rezultatin 0-1.
Kujtojmë se dyshja Arlindi dhe Valmiri janë shumë premtues për të ardhmen, momentalisht me mbrojtësin e Malishevës që është në super formë.
/GazetaBlic Sport