Lajme

Demhasaj: Nëse Trump rikthehet, mund të ketë qasje më të shpejtë të zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi!

11/05/2024 10:53
nga:Y I

Qytetarët amerikanë i janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të ‘Shtëpisë së Bardhë’.

Ata do të zgjedhin ndërmjet demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump.

Ndërkohë që Harris kandidon për herë të parë pas tërheqjes së Biden nga gara, Trump kandidon për herë të dytë për kreun e Presidencës.

Por si pritet të ndikojë zgjedhja e tyre në Kosovë?

Njohësi i zhvillimeve politike njëkohësisht drejtori ekzektuiv i organizatës Çohu, Arton Demhasaj, tha se nuk dallon shumë se cili prej tyre zgjidhet në krye të SHBA-së në raport me situatën në Kosovë.

Ai tha se kjo vejn për faktin se Kosova konsiderohet një shtet që edhe politikisht edhe ekonomikisht është investim i madh amerikan

“Sa i përket rezultatit mendoj se është vështirë me parashiku sepse nuk i kemi përcjell zgjedhjet në Amerikë dhe ndoshta është thjesht me dhënë një prognozë personale. Po sa i përket qasjes apo lidhjes me Kosovën, unë në përgjithësi mendoj se nuk dallon shumë se kush fiton zgjedhjet në Amerikë sa i përket këndvështrimit për Kosovën për shkak se politika amerikane nuuk ndryshon në thelb nëse ndryshohet Presidrnti apo ngjyra e partisë që udhëheqë Shtëpinë e Bardhë.Mund të ketë prap ndryshim por kemi kuptu se me Kosovën nuk ka ndonjë ndryshim të madh për shkak se Kosova konsiderohet një shtet që edhe politikisht edhe ekonomikisht është investim i madh amerikan. Kështu që nuk pres ndonjë ndryshim të madh” tha Demhasaj për “Gazeta Blic”.

Demhasaj potencoi se ajo çfarë munnd të pritet është se nëse ish-presidenti Trump do të kthet sërish mund të ketë një qasje pak më të shpejtë të zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë

“Eventualisht ç’ka mund të pritet nëse republikanët kthehen në ‘Shtëpinë e Bardhë’ nëse ish-presidenti Trump do të kthet sërish mund të ketë një qasje pak më të shpejtë të zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë për shkak se edhe natyra e Partisë Republikane ka qenë që më shpejt i zgjidh problemet sesa demokratët” përfundoi përgjigjen Demahsaj dhënë për “Gazeta Blic”.

Arton Demhasaj, Analist!

/Gazeta Blic/

Zgjedhjet presidenciale në ShBA, Hoxhaj: Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj