Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata do të luajë nesër kundër ish-ekipit të tij.
“Nuk mendoj se gjërat kanë ndryshuar shumë, jam i vetëdijshëm për këtë dhe pres që të më fishkëllejnë e gjithçka”, tha Alvaro Morata, i cili është bërë i pazëvendësueshëm në sistemin e Fonseca-s pas largimit të tij nga Atletico këtë verë, transmeton GazetaBlic Sport.
“Mendoj se do të jetë njësoj si kur u ktheva me Atletin”, vazhdoi ai.
Dueli i nesërm mes Real Madrid dhe Milan zhvillohet në Santiago Bernabeu nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


