Ai vuri në dukje se kjo situatë ka bërë që publiku në Kosovë të mos informohet në mënyrë të detajuar mbi krimet e pretenduara në aktakuzë.
Blakaj përmendi se, pavarësisht që Prokuroria ka hequr dorë nga dëgjimi i disa dëshmitarëve të propozuar, procesi gjyqësor po zgjat në mënyrë të konsiderueshme. Ai shprehu shqetësimin se ende nuk ka një afat të qartë për përfundimin e gjykimit, duke theksuar nevojën për transparencë dhe informacion të plotë për publikun.
“Kjo situatë rrit dyshimet dhe shqetësimet te qytetarët,” tha Blakaj, duke kërkuar një angazhim më të madh për të siguruar që procesi të jetë i hapur dhe i drejtë.
“Mendoj se procesi kundër Thaçit dhe të tjerëve është zhvilluar me shumë seanca të mbyllura për publikun, dhe për këtë shkak publiku në Kosovë nuk ka mundur të informohet në mënyrë të detajuar mbi krimet e pretenduara në aktakuzë. Gjithashtu, edhe pse Prokuroria në raste ka hequr dorë nga dëgjimi i disa dëshmitarëve të propozuar, megjithatë, gjykimi është duke zgjatur shumë dhe ende nuk dihet as për afërsisht se kur do të përfundojë”, tha ai për GazetaBlic.


