Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton përsëri se nga analizat që kanë bërë gjatë ditës së djeshme (e diel), kanë rezultuar me vlera të ulëta dhe të larta.
Nga këto rezultate ende nuk mund të përdoret ky ujë për pije.
“Rezultatet nga analizat e ditës e diele (03. 11. 2024) tregojnë se vlerat e manganit sillen: Më e ulëta 0.151 mg/l (Lagja Qëndresa) deri te më e larta: 0.467 mg/L (Rr. Hyzri Talla -Kodra e Diellit).
Bazuar në të dhënat si më lart, uji në tërë zonën e furnzimit nga Liqeni i Badovcit (PR 03) ende nuk mund të përdoret për pije.”, thuhet në njoftimin e tyre, raporton GazetaBlic.
Postimi i plotë:


