Ish-lojtari dhe deri më tani drejtori sportiv i Arsenalit, Edu do të largohet nga Arsenali.
Braziliani, ka qenë një nga figurat kryesorë në rindërtimin e “Topçinjëvë” dhe kjo do të jetë një goditje e madhe për 13-herë kampionët anglezë.
Ai fillimisht erdhi si drejtor teknik në 2019, ku mori në detyrë Mikel Artetën dhe bleu lojtarë si Martin Odegaard, William Saliba dhe Declan Rice.
Edu, përndryshe ka qenë edhe lojtar i Arsenalit, ku ishte pjesë e “Invicibles” duke fituar Premier League pa asnjë humbje në sezonin 2003-2004.