Sporti

Sparta e Pragës bën një reagim skandaloz në lidhje me tifozët e saj

11/03/2024 22:02
nga:E K

Në ndeshjen e fundit të Sparta Pragës, tifozët e klubit nga Çekia shpalosen flamuj me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Pikërisht për këtë ka reaguar klubi çek. Në fakt, nuk është përmendur fare skandali që bën tifozët, por vetëm treguan të vërtetën në lidhje me futbollistin serb, Veljko Birmancevic.

“Veljko Birmancevic është i lënduar dhe për shkak të kësaj gjendje shëndetësore nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Friis në ndeshjet në vijim.

“Hapësira brenda klubit është e hapur për të gjithë pa dallime. Pavarësisht kombësisë, ngjyrës së lëkurës, orientimit seksual apo fesë. Sparta është një klub i hapur.

“Sparta kërkon unitet dhe qëndrim profesional nga të gjithë ata që bartin logon e klubit. Vetëm kjo sjelle korrespondon me një ambient profesional”, shkruhet në një pjesë të reagimit të klubit nga Çekia.

Në fakt skandali i tifozëve të Sparta Pragës, të cilët shpalosën shumë flamuj me hartën e Kosovës nuk përmendet fare në këtë komunikatë zyrtare të klubit.

Kujtojmë që te skuadra e Sparta Pragës luajnë katër lojtarë shqiptarë, të cilët janë të revoltuar me situatën e ndodhur mbrëmë.

Albion Rrahmani, Qazim Laçi, Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci – është katërshja që po shkëlqen te klubi çek, por mbrëmë u turpëruan nga tifozët e klubit të tyre.