Sigal Prishtina nuk ka hasur telashe për ta fituar ndeshjen ndaj Proton Cable Prizrenit.
Të dielën mbrëma, në praninë e pak shikuesve, Prishtina fitoi me rezultatin 100:80. Kjo ndeshje i takoi xhiros së tetë të elitës së basketbollit kosovar.
Prishtina bëri shkëputje në çerekun e parë dhe më pas mbajti epërsi deri në fund. Skuadra prishtinase u kthye te fitorja pas dy humbjeve.
Damiree Burns kishte tjetër ndeshje të madhe te Prishtina, duke realizuar 23 pikë e 18 kërcime. Më efikasi ishte Josh Nzeakor me 25 pikë. Jalen Moore kontribuoi me 15 pikë, tetë asistime e pesë kërcime.
John Walker e Lenzelle Smith i kishin nga 15 pikë te Prizreni.
Prishtina është e treta me bilanc prej pesë fitore e tri humbje. Prizreni mbetet i parafundit me 10 pikë, përkatësisht me dy fitore e gjashtë humbje.