Viti 2024 shënon 125-vjetorin e Barcelonës.
Klubi u formua saktësisht më 29 nëntor 1899, dhe po atë ditë do të ketë një festë të madhe të organizuar nga klubi katalunas.
Zgjohuni me lëkurë të lëmuar: rrudhat do të zvogëlohen me 80%
Ideja është që të jenë të pranishëm sa më shumë legjenda të klubit, me gjithë sytë që do të jenë kah ta. Megjithatë, lojtari më i mirë ndonjëherë i këtij klubi nuk do të marrë pjesë.
Siç raportohet nga “Sport”, Lionel Messi nuk mund të jetë pjesë e kësaj feste, pasi do të jetë në “detyrë” me Inter Miamin, me MLS që tashmë ka hyrë në fazën e play-offit.
Inter Miami do të luajë me Atlanta United fundjavën e ardhshme, por pritshmëritë janë që ata do të luajnë ose me Orlando City, ose me Charlotte FC në fundjavën e organizmit të festës.
Lionel Messi ishte pjesë e Barcelonës që nga akademia e deri më vitin 2021, kur u transferua si lojtar i lirë te PSG-ja.