Lajme

249 vjetori i Marinës Amerikane: Presidentja Osmani vlerëson kontributin për liri dhe paqe

11/03/2024 12:13
nga:Genita C

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një mesazh mbi festimin e Ditës së Themelimit të Marinës Amerikane, e cila u mbajt mbrëmë në Ballon e Marinsave amerikanë, raporton GazetaBlic.

Kjo ngjarje, e cila shënon 249 vjetorin e themelimit të U.S. Marine Corps, përkujton të gjithë ata që dhanë jetën dhe sakrifikuan për liri e paqe në çdo cep të botës.

Në postimin e saj, Osmani theksoi rëndësinë e kësaj tradite dhe vlerat e përbashkëta të lirisë dhe paqes që lidhin Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.