Alessandro Nesta u nervozua pasi Monzas iu anulua një tjetër gol i diskutueshëm në humbjen 1-0 nga AC Milan, duke deklaruar se “arbitri duhet të përshtatet me sportin, jo anasjelltas”, duke shtuar se arbitrat “po e prishin” futbollin.
“Jam i nervozuar, por edhe krenar për këta djem. Ne patëm dy paraqitje të shkëlqyera kundër Atalantës dhe AC Milan, mund të kishim shënuar katër gola në pjesën e parë, shënuam një dhe nuk u numërua,” tha Nesta për Sky Sport Italia.
“Arbitrat po e shkatërrojnë futbollin, ne duhet t’i rikthehemi stilit të vjetër të arbitrimit. Gjyqtarët i dërguan një falje Monzas pas ndeshjs kundër Atalantës, por falja nuk do të na ndalojë të humbim pikë. Gjyqtarët e bëjnë futbollin shumë të komplikuar dhe e gjithë kjo nuk ka kuptim”, deklaroi Nesta.
“Futbolli dikur ishte më i thjeshtë, dikur ishte një sport kontakti, tani çdo prekje e vogël penalizohet. Unë besoj se arbitrimi duhet të përshtatet me sportin, jo anasjelltas, rregullat duhet të përshtaten me sportin, jo anasjelltas”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport