Një pjesë e madhe e tifozëve të Milanit u larguan nga stadiumi pas 10 minutave të ndeshjes së tyre në Serie A kundër Monza të shtunën në mbrëmje në solidaritet me disa anëtarë të Curva Sud, të cilët nuk u lejuan të hynin në stadium, sugjerojnë mediat italiane.
Rreth 50 anëtarëve të Curva Sud nuk iu lejua aksesi në stadium, pavarësisht se nuk kishte kufizime paraprake, sipas përditësimeve nga Milannews.it.
Në një shfaqje të fortë mbështetjeje, shumë tifozë të tjerë të kuqezinjve u larguan nga stadiumi për t’iu bashkuar atyre që nuk u lejuan të hynin. Jo i gjithë sektori i mysafirëve u largua, disa vendosën të qëndrojnë aty.
Milan në fund triumfoi me rezultatin e ngushtë 0-1.
/GazetaBlic Sport