Lajme

Limaj viziton Fushë Kosovën: NISMA po rikthehet si një fuqi parlamentare

11/02/2024 19:51
nga:Y I

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar sot Fushë Kosovën, ku ishte së bashku me kryetarin e degës së kësaj partie, Driton Ademin.

Limaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se në bashkëbisedim me qytetarët ka dëgjuar për shqetësimet e tyre.

Limaj thotë se ‘NISMA po rikthehet si një fuqi parlamentare’ raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të vizitoj Fushë Kosovën së bashku me kryetarin e degës, Driton Ademin.

Gjatë takimeve me qytetarët e bashkëluftëtarët, dëgjova shqetësimet e tyre dhe u ndjeva frymëzuar nga angazhimi i tyre.

NISMA po rikthehet si një fuqi parlamentare, duke u fuqizuar dhe rritur vazhdimisht.

Ky progres na motivon të punojmë me përkushtim për të mirën e shtetit tonë.