Në Konventën e PDK-së ka mbajtur një fjalë rasti, vajza e Bedri Hamzës, kandidatit për Kryeministër nga kjo parti.
Ajo ka shpalos një anë tjetër të panjohur të Hamzës, atë si familjar e baba.
E njëjta në fund të fjalimit ka thënë se si familje janë shumë krenar për të.
“Gjithmonë, çdo derë të zyrave që e ka hapur dhe mbyllur, babi e ka hapur dhe mbyllur me nder, me integritet e dinjitet. Si familje e tij jemi të bindur që njëjtë do ta hapë edhe derën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës”
“Asnjëherë tek ne në shtëpi nuk mungon kafja e fundjavës nga mami e babi sikur nuk i kanë 32 vite martese. Për ju është kandidati juaj për Kryeministër për ne është mbështetja më e madhe. Ditën e parë të punës më ka thënë se nuk duhet me mendu derën e zyrës kur ke me hy por kur ke me dal dhe çka ke me lan aty. Babi dua të them që ne jemi shumë krenar për ty” përfundoi fjalën vajza e Bedri Hamëz raporotn “Gazeta Blic”.


