Opinion

Muaji Rozë: Një Fushatë e Mbushur me Foto, por Pa Ndihmë Reale

11/02/2024 15:03
nga:Elisa Hajrullahu

Në çdo tetor, ngjyra rozë simbolizon ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

Megjithatë, për gjatë këtij muaji kam vërejtur se ky përkushtim shpesh shpërfaqet në forma që nuk ofrojnë ndihmën reale për të prekurat. Si psikologe klinike, e ndjeva thellësisht këtë kontrast mes simbolikës dhe realitetit.

Analiza

Në këtij muaji, aktivitetet në ‘Facebook’, dhe ngjarjet e organizuara fokusoheshin kryesisht në fotografi dhe aktivitete që dukeshin të bukura, por nuk ofronin mbështetje konkrete. Në shumë shkolla, spitale dhe organizata, kemi pa imazhe me fjonga rozë tek personazhet dhe organizatorët, por, çfarë ndihme konkrete iu ofrohet atyre që përballen me këtë sëmundje të rëndë dhe të kushtueshme?! Kjo më ka bërë të reflektoj mbi rëndësinë e veprimeve konkrete.

Mungesa e Veprimit

Deri më tani, shpenzimet për ndihmë dhe asistencë financiare janë minimale pothuajse nuk ekzistojnë fare. Pse nuk ofrohen trajtime dhe kujdes, si për kimoterapi për ato që janë të prekura nga kjo sëmundje? Po ashtu, pse nuk organizohen seanca psikologjike për t’i mbështetur emocionalisht ato që vuajnë?

Ndihesha e shqetësuar nga fakti se, përveç aktiviteteve simbolike, nuk kishte një angazhim të duhur për t’ju ofruar ndihmë për ato që kanë nevojë, e për ta pasur edhe më të lehtë ballafaqimin me sfidën.

Konkluzion

Shpërndarja e fotove dhe mesazheve pozitive nga përgjegjësit pa veprime konkrete është një formë dëmtuese për ato që vërtet kanë nevojë për ndihmë. Kjo periudhë më ka bërë të kuptoj se është e domosdoshme të angazhohemi për të ofruar mbështetje reale, përtej asaj që duket e bukur në mediat sociale. Vetëm në këtë mënyrë mund të kontribuojmë për një ndryshim të vërtetë në jetën e heroinave që ballafaqohen me sëmundjen më të rëndë të shekullit.

Shkruan: Elisa S. Hajrullahu