Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka rënë në 35% në sondazhe.
Sipas Lekajt kjo është edhe arsye pse nuk po e publikojnë sondazhin e fundit.
“Dukshëm ka ra tani. Në një sondazh që është bërë para dy jave që nuk po e publikojnë vetë e kanë bërë e që e pozicionojnë 35%, por po heshtin nuk po e publikojnë për atë janë bërë nervoz edhe nuk vijnë të diskutojnë as në parlament, sepse po e din që e kanë humbur rrugën në oborr si i themi. Mendoj se 100% do t’i rrezikohet fitorja dhe më nuk do të flitet e as nuk do të përsëritet rezultati i para katër viteve. Ne jemi gjallë dhe shëndoshë e do ta shohim, do të jemi prezent, do të hyjmë në fushatë, do të vjen 9 shkurti, do të vijnë rezultatet dhe do ta shihni” deklaroi Lekaj në një emision televiziv raporton “Gazeta Blic”.
Në lidhje me deklaratën e deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike, Blerim Burjani.
Burjani tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka rënë nën 35% dhe se mund të jetë në kuotën e 48%.
“LVV-ja nuk ka rënë nën 35 % . Mendoj se ka sondazhe qe e favarizojnë dhe e kanë favorizuar gjatë gjithë kohës, ende e qesin shumë larte ne krahasim me partitë opozitare, madje mbi 48% ” tha Burjani për “Gazeta Blic”.
Ai tutje potencoi se Lëvizja Vetëvendosje gjatë këtij mandati nuk është kujdesur të sjellë kuadro të reja dhe se nuk ka patur sukses në shumë fusha.
“VV-ja për këto katër vite nuk është kujdesur për të sjellë kuadro të reja, intelektual, biznesmen apo njerëz të sukseseshm në fusha të ndryshme të jetës ekonomike dhe sociale. Pastaj nuk ka arrit sukesese në fusha të shumta, është rrit nepotizmi në punësim, punësim në baza partiake, rregullim te konkurseve dhe adoptim te tyre ne menyre korruptive ne ndermarrje publike .Lëvizja Vetëvendosje për momentin është shëndërru në kundërshtaret më të madhe të njerzve me eksperiecë profesionale ” deklaroi Burjani.
Burjani tha se kjo parti duhet të mendojë seriozisht për koalicione pas datës 9 shkurt.
“Mendoj se LVV-ja e ka fundin e qeverisjes vetem pa koalicone pra duhet te mendoj shume seriozisht per koalicione pas 9 shkurtit” përfudnoi përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic” analisti politik, Blerim Burjani.
Blerim Burjani, Analist!
/Gazeta Blic/
Lekaj: VV ka rënë 35% në sondazhe, po heshtin, janë bërë nervoz
Dugolli: LVV-ja ka mbështetje të fuqishme, do ta tejkalojmë rezultatin e 14 shkurtit 2021