Lajme

Nis protesta e PD-së në Shkodër, Bardhi: Qyteti nuk mund t’i nënshtrohet krimit

11/02/2024 12:46
nga:Sh R

Mbështetës të opozitës në Shqipëri kanë nisur të mblidhen para godinës së bashkisë ku do të mbahet dhe protesta.

‘Shkodra nuk mund ti nënshtrohet krimit’ tha kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Kjo është protesta e tretë kjo, si pjesë e aksionit të ‘mosbindjes civile’ . Atentati me 3 viktima në Shkodër, i ndodhur më 30 tetor 2024, orientoi PD të zhvendosë protestat në kryeqendrën e veriut. Një ditë më pas Sali Berisha njoftoi përmes një konferencë për mediat se të shtunën (sot) në orën 12:00 mos-bindja civile do të thërrasë qytetarët në tubimin e radhës që do të ishte Shkodra.

Protetën, Berisha e cilësoi si një shenjë solidariteti me qytetarët duke akuzuar qeverinë dhe policinë se bashkëpunon me banda.

“Masakra e Shkodrës, ishte një masakër e paralajmëruar, ishte një masakër e licensuar nga Edi Rama, narkopolicia dhe narkodrejtësia e këtij sistemi” tha Berisha dje nga dritarja e apartamentit ku vijon të qëndrojë pasi është në ‘arrest shtëpie’ në pritje të gjykimit për akuzën e korrupsionti lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

Më 30 tetor, një atentat i mirëorganizuar i mori jetën 3 personave. ndërsa një u plagos rëndë. Mes viktimave është dhe Flutura Basha një qytetare e pafajshme ndërsa i plagosur rëndë mbeti bashkëshorti i saj.

Deri tani Opozita ka organizuar 2 protesta, atë të 29 tetorit duke bllokuar 6 rrethrrotullimet e akseve kryesore nacionale si dhe më 7 tetor në Tiranë ku u hodhën molotovë drejt kryeministrisë, godinave të ministrive dhe selisë PS. /Report-tv