Gregor Kobel është futbollisti i radhës i lënduar te skuadra e Borussia Dortmundit.
Portieri i Dortmundit, Kobel, është lënduar të martën në disfatën ndaj Wolfsburgut me rezultatin 1:0, ndeshje që ishte e vlefshme për Kupën e Gjermanisë.
Zvicerani Kobel do ta humbë ndeshjen e së shtunës ndaj RB Leipzigut që zhvillohet nga ora 18:30 dhe i takon xhiros së nëntë të Bundesligës.
Te Dortmundi janë të lënduar edhe futbollistë të tjerë si Felix Nmecha, Julian Ryerson, Niklas Sule, Karim Adeyemi, Yan Couto, Waldemar Anton, Julien Duranville dhe Giovanni Reyna.
Dortmundi renditet në mesin e tabelës me 13 pikë. Leipzgu është në pozitën e dytë me 20 pikë.