Lajme

Limaj njofton për aderimin më të ri në NISMA

11/01/2024 15:55
nga:Y I

Nismës Socialdemokrate i është bashkuar edhe një anëtar i ri.

Kryetari Limaj ka njoftuar se Burim Ugzmajli i është bashkuar partisë.

Limaj tha se ai ka përvojë mbi 20 vjet në arsim dhe se ai do “të kontribuojë me përkushtim në promovimin e vlerave tona dhe në forcimin e rolit të Nismës në proceset politik”.

“Burimi jeton dhe vepron në Ferizaj, është një profesionist i shquar, ka përfunduar masterin e politikave të Bashkimit Evropian dhe ka mbi 20 vite përvojë në arsim. Ai sjell me vete një njohuri të thellë dhe një angazhim të palëkundur për zhvillimin e shoqërisë tonë.Burimi do të kontribuojë me përkushtim në promovimin e vlerave tona dhe në forcimin e rolit të Nismës në proceset politik” ka shkruar Limaj raporton “Gazeta Blic”.

Njoftimi i plotë:

Kam kënaqësinë të prezentoj aderimin e ri në radhët tona, Burim Ugzmajli.

Burimi jeton dhe vepron në Ferizaj, është një profesionist i shquar, ka përfunduar masterin e politikave të Bashkimit Evropian dhe ka mbi 20 vite përvojë në arsim.

Ai sjell me vete një njohuri të thellë dhe një angazhim të palëkundur për zhvillimin e shoqërisë tonë.
Burimi do të kontribuojë me përkushtim në promovimin e vlerave tona dhe në forcimin e rolit të Nismës në proceset politik.

E mirëpresim me gëzim dhe presim që së bashku të punojmë për një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarë e Ferizajit.

Mirë se erdhe, Burim!