Gazetari Valon Mehmeti, ka folur në “Kosova Today” rreth lajmeve se Enver Sekiraqa mund të ketë dëshmuar në Hagë.
Ai e vlerëson si të çuditshme nëse Sekiraqa do të jepte një dëshmi atje, pasi siç thotë Mehmeti, atje nuk janë të akuzuar ata që tashmë i arratisuri thotë se e kanë ndalur gjatë kohës së luftës.
“Për mua është e habitshme se si Enver Sekiraqa thirret si dëshmitar, në një proces kundër katërshes, të cilët nuk kanë qenë pjesë e zonës të cilës është ndaluar ai”, u shpreh Mehmeti.
“Do të ishte krejt në rregull po të ishte komandant Remi, se ai e akuzon komandant Remin dhe Latif Gashin që thotë që më kanë rrahur atje. Asnjëri prej tyre nuk janë të akuzuar, që ky i përmend si pjesë e ndalesës së tij”, shtoi ai.


