Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se marrëveshja më e keqe e mundshme është ajo e Asociacionit.
Kadrijaj në një prononcim për GazetaBlic, thotë se kryeministri Kurti është zotuar që do ta zbatoj këtë marrëveshje prandaj edhe aleatët ndërkombëtarë e kërkojnë këtë gjë.
“Është logjike dhe e arsyeshme atë që po e kërkojnë ndërkombëtarët, për shkak se është zotuar, Kurti ka pranuar marrëveshjen e Ohrit, aneksin e zbatimit të marrëveshjes në Ohër, po edhe në Bruksel e ka pranuar komplet marrëveshjen, e ka pranu po ashtu draftin e Asociacionit. Dhe ka qenë zotim i kësaj qeverie që po e pranon këtë marrëveshje duke përfshirë edhe Asociacionin edhe zbatimin e Asociacionit. Ndërsa tash në periudhën kur ka marr obligime normal që nga faktori ndërkombëtarë dhe nga DASh, kërkohet kjo. Sa ka punu qeveria në këtë drejtim pak e kemi të qartë. Marrëveshja e Asociacionit është marrëveshja më e keqe e mundshme, sepse flitet që ka kompetenca ekzekutive edhe është një lloj i vet menaxhimit të komunave në pjesën veriore, dhe falë ati zotimi që e ka bërë dhe pranimit të kësaj qeverie normal që aleatët tanë kërkojnë që të zbatohet”, tha ajo.
Ajo tregon se presin nga Gjykata Kushtetuese që mos të lejoj të ketë shkelje kushtetuese.
“Ne llogarisim që Gjykata Kushtetuese të mos lejoj të ketë shkelje kushtetuese, ne e kemi parë që e kanë pranuar dhe nënshkruar nga presidentja e vendit, kryeparlamentari dhe kryeministri që për Këshillin e Europës janë zotuar që do i zbatojnë marrëveshjet në tersi”, shtoi ajo.
Ndër të tjera ajo thekson se Kurti do ti implementoj të gjitha këto marrëveshje.
“Albin Kurti mundohet me prolongu këtë çështje, njësoj si i fali tokat e manastirit të Deqanit, për antarsim në Këshillin e Evropës që nuk ndodhi. Kurti do ti implemetoj të gjitha këto marrëveshje. E keqja është që kjo qeveri po i bënë të gjitha këto konsensione, por në fakt ne nuk kemi asnjë të ardhme këtu”, përfundoi ajo për GazetaBlic.


