Ruben Amorim është emëruar zyrtarisht trajner i Manchester United këtë të premte.
Trajneri portugez 39-vjeçar ka nënshkruar kontratë me Djajtë e Kuq me vlerë deri në vitin 2027, transmeton GazetaBlic Sport.
“Manchester United është i kënaqur të njoftojë angazhimin e Ruben Amorim si trajner kryesor i ekipit të meshkujve. Lidhja me klubin është e vlefshme deri në qershor 2027, me një vit shtesë opsioni, pasi të jenë përmbushur detyrimet tuaja ndaj klubit aktual. Bashkohet me Manchester United të hënën më 11 nëntor”, lexohet në shënimin e klubit anglez.
Klubi shton se Ruud Van Nistelrooy, i cili e mori rolin në mënyrë të përkohshme pas largimit të Erik Ten Hag, vazhdon të drejtojë ekipin deri në ardhjen e Amorimit.
/GazetaBlic Sport/