Lajme

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër bashkëluftëtarët më të zotë

11/01/2024 10:55
nga:Sh R

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij.

“Zahir Pajaziti ishte njëri ndër bashkëluftëtarët më të zotë. Në ditëlindjen e tij me porosinë që sakrifica për liri është e përjetshme dhe nderim gjithë atyre që kanë rënë për liri”, ka thënë Haradinaj.