Pasi fitoi Kupën e Botës 2022 dhe Kupën e Amerikës në 2021 dhe 2024 me Argjentinën, Lionel Messi është i vetëdijshëm se karriera e tij po i afrohet gjithnjë e më shumë fundit, duke mos konfirmuar nëse do të jetë i pranishëm në edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës, në vitin 2026.
“Shpresoj të përfundoj mirë këtë vit dhe ta nis mirë vitin e ardhshëm, duke pasur një para-sezon të mirë, të cilin nuk e pata këtë vit për shkak të numrit të udhëtimeve që bëmë. Në futboll, gjithçka mund të ndodhë dhe, për rrjedhojë, ka të bëjë me të jetuarit çdo ditë dhe të mos mendosh përpara. Falë Zotit arrita ëndrrën time më të madhe, që ishte të fitoja Kupën e Botës , sepse luftova shumë dhe më kushtoi shumë”, tha ai në një intervistë me Fabrizio Romano, gazetar i specializuar për transferime.
Sulmuesi argjentinas foli edhe për sezonin aktual te Inter Miami : “Jemi të vetëdijshëm se titulli i vërtetë që duam është MLS. Gjatë vitit kemi pasur shumë gabime që mund t’i shmangim dhe në play-off kjo nuk mund të ndodhë, sepse mund të na kushtojnë eliminimin. Mendoj se jemi një nga favoritët. Ka edhe ekipe të vështira që nuk na japin asgjë, por edhe skuadrat e tjera na respektojnë”.
I pyetur nëse po mendon të jetë trajner në të ardhmen: “Nuk e di se çfarë do të doja të bëja pasi të dal në pension. Nuk më pëlqent të jem trajner. Por gjithçka nuk është ende e qartë. Unë jam dikush që më pëlqen të jetoj nga dita në ditë, kështu që për momentin po mendoj vetëm të luaj, të stërvitem dhe të argëtohem në fushë.”
/GazetaBlic Sport/