Relevo raporton se Boca Juniors – përmes Riquelme (president) dhe Fernando Gago (trajneri) është në bisedime me Sergio Ramos me synimin për nënshkrimin e qendërmbrojtësit 38 – vjeçar.
Gago dhe Ramos ishin madje bashkëlojtarë në Real Madrid nga viti 2006 deri në vitin 2012, diçka që trajneri shpreson ta përdorë si një aset për ta sjellë lojtarin në Bombonera.
Boca Juniors po kalon një sezon të keq, janë në vendin e 16-të në kampionatin argjentinas dhe shpresojnë që të fillojnë me një rimodelim të ekipit, me Sergio Ramos si një nga fytyrat kryesore (duke kujtuar se sezoni argjentinas përfundon në fund të vitit kalendarik).
Relevo gjithashtu raporton se paga e Ramos në Boca do të jetë pesë milionë euro në vit, vetëm më pak se gjysma e asaj që fitoi në Sevilla, ku luajti në 2023/24.
/GazetaBlic Sport/