Ankesat në referim duket se janë bërë trend në Superligën e Kosovës në futboll.
Feronikeli ’74 ka vendosur të largohet nga garat e FFK-së pikërisht për shkak të vendimeve të gjyqtarëve, që nga klubi thonë se janë bërë kudnër tyre.
Pas Feronikelit ‘74, ankesë në referim ka shpalosur edhe klubi i Ferizajt.
Klubi ferizajas ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, aty ku janë përmbledhur disa raste diskutabile, në ndeshjen e sotme ndaj Malishevës.
Për këtë ndeshje ka reaguar edhe Genc Hyseni, drejtori sportiv i klubit.
Hyseni ka dalë kundër vendimit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj – Malisheva, rreth kartonit të kuq, i cili është dhënë për Edon Sadriun.
Ndeshja Ferizaj – Malisheva është mbyllur 1-1, me dy golat e shënuar pas 90 minutave lojë.