Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, ka reaguar ndaj rastit të gazetarit Vehbi Kajtazi, të cilit iu gjet sot në veturë, një pajisje përgjimi.
Grabovci në reagimin e tij thotë se edhe pse vetë ka qenë i atakuar në vazhdimësi nga shkrimet dhe publikimet e gazetarëve në asnjë rrethanë sipas tij nuk kanë tentuar t’i pengojnë në punën e tyre.
“E dini mirë, se edhe në të kaluarën këta gazetar kanë bërë punë investigative, sipas vlerësimit dhe përcaktimit të tyre. Në ketë drejtim, unë kam qenë ndër të atakuarit në vazhdimësi, në shumë mënyra e rrethana, pikërisht nga shkrimet e publikimet e ndryshme të gazetarëve.Por, asjnëherë, në asnjë rrethanë, nuk kam tentuar për t’i pënguar në punën e tyre, pavarësisht se shumë herë thuhej e thurej edhe përtej të së vërtetës. Pra, edhe më pak se gjysmë e vërteta” shkruan Grabovci në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
Ai thotë se edhe pse dikur e kishin pushtetin, të njëjtit i bënin thirje drejtësisë t’i hetonte deri në fund.
“Ajo çfarë po shohim sot, është e dëmshme për vendin.Pushteti i katërt (gazetaria), duhet respektuar e çmuar! Gazetaria është vlerë e shoqërisë” shkruan Grabovci raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
LËRENI GAZETARËT TA BËJNË PUNËN E TYRE
Ndaj shqetësimin me zhvillimet që po ndodhin kohëve të fundit rreth disa gazetarëve, me theks të veçantë rastin e sotëm, me pajisjen e dyshuar përgjuese që u gjend në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi.
E dini mirë, se edhe në të kaluarën këta gazetar kanë bërë punë investigative, sipas vlerësimit dhe përcaktimit të tyre.
Në ketë drejtim, unë kam qenë ndër të atakuarit në vazhdimësi, në shumë mënyra e rrethana, pikërisht nga shkrimet e publikimet e ndryshme të gazetarëve.
Por, asjnëherë, në asnjë rrethanë, nuk kam tentuar për t’i pënguar në punën e tyre, pavarësisht se shumë herë thuhej e thurej edhe përtej të së vërtetës. Pra, edhe më pak se gjysmë e vërteta.
Edhe ne, dikur e kishim pushtetin, por i bënim thirrje drejtësisë të na hetojë deri në fund, me të gjitha kapacitetet, duke besuar fuqishëm në drejtësi. Ne kemi ditur edhe të ofrojmë dorëheqje, për të mos i penguar organet e drejtësisë, derisa i kryenin punët e tyre ligjore.
Ajo çfarë po shohim sot, është e dëmshme për vendin.
Pushteti i katërt (gazetaria), duhet respektuar e çmuar! Gazetaria është vlerë e shoqërisë!