Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka shkruar në lidje me zbulimin e mjetit përgjues në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi.
Sipas tij, kjo trondit sigurinë fizike e juridike në Kosovë, e është një alarm i fortë.
Gashi ka ftuar prokurorinë që të veproj pakompromis, në mënyrë që të kthehet besimi në institucionet e shtetit.
Postimi i plotë:
Zbulimi i mjeteve përgjues në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi është një alarm i fortë që trondit sigurinë fizike dhe juridike në Kosovë. Ky akt cenon lirinë e fjalës dhe integritetin e mediave, duke lënë të kuptohet se askush nuk është i sigurt nga ndërhyrjet e padukshme. Prokuroria Speciale duhet të hedhë dritë mbi këtë rast deri në fund, pa asnjë kompromis, për të rikthyer besimin e humbur te institucionet dhe për të garantuar sigurinë juridike dhe publike. Mediat duhet të jenë të lira të bëjnë punën e tyre pa frikë, ndërsa institucionet e pavarura duhet të tregojnë profesionalizëm dhe përgjegjësi të plotë.