Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvednosje, Mefail Bajqinovci, ka patur kritika të forta për opozitën duke theksuar se nuk ‘beson se ka patur një komunikim Kusari Lila-Radojiçiq’.
Ai tha se LVV-ja e ka ndjekur Radojiçiqin nga Kosova për dallim nga opozita aktuale që sipas tij e kanë në zyrë sa ishin në Qeveri.
Bajqinovci tha se të afërt me Listën Serbe kanë qenë PDK-ja dhe AAK-ja.
“Tendenca e opozitës është që atë boshllëk që e kanë dhe që kanë qenë në biznes dhe koalicion me Listën Serbe t’a zhvendosin, të thonë ja’ Vetëvendosja çfarë është duke bërë’ dhe që është e pavërtetë. Ne e kemi ndjek Radojiçiqin për dallim nga ata që e kanë patur në zyrë.Ne nuk kemi patur nevojë fare për Listën Serbe dhe ju e dini se s’kemi patur nevojë sepse i kemi patur votat. Problemi është se ne i kemi 67 vota në atë kohë . Unë mendoj se na me vetë faktin që i kemi përndjek shefat e Listës Serbe edhe nuk janë në Kosovë edhe nuk kemi patur biznes me ta, t’a tregon. Ne e dimë se kush kanë qenë të afërt me Listën Serbe, kanë qenë PDK-ja dhe AAK-ja.” tha Bajqinovci në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.
Bajqinovci është pyetur nga gazetari Gashi edhe në lidhje me deklarimet e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, se ka folur me Radojiçiqin me kërkesë të Kurtit për të siguruar votat për Presidenten.
Deputeti i VV-së tha se nuk e beson fare deklaratën e Behgjet Pacollit.
“Unë mendoj se Behgjet Pacollin e kemi pa shpesh me Radojiçiqin nëpër jahte. Tani po dalim individë të caktuar, pas 3 vitesh, po flain gjëra të cilat unë, si besoj Behgjet Pacollit fare. Si besoj sepse edhe vetë fakti kur tha se ‘unë nuk e njoh atë njeri edhe po shkon në anijen e tij edhe po pin kafe’. Qysh mundesh me than se kam njoftë edhe po pin kafe në Budva. Deputetit Pacolli unë fare si besoj edhe unë mendoj se vetë fakti që ai e ka takuar fizikisht dhe ka patur komunikime me të tregon se çfarë afërsie ka patur pushteti i kaluar me ta. Krejt tendenca është me zhvendos krejt këtë përparim që e ka bërë Qeveria e Kosovës për të thënë se ‘këta janë me t’a'” tha Bajqinovci në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.