Lajme

Gërvalla nga Kanadaja: Kosova qëndron e palëkundur në përkrahjen e saj për Ukrainën

10/31/2024 18:38
nga:Y I

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar sot me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

Në një postim në Facebook, Gërvalla ka bërë të ditur se ka takuar edhe homologen kanadeze dhe ministra të tjerë të Punëve të Jashtme nga shumë vende të botës, raporton “Gazeta Blic”.

Ajo ka theksuar se Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në përkrahjen e saj për Ukrainën, për popullin e saj, për të gjithë viktimat e pafajshme të kësaj lufte dhe për paqe e stabilitet në rajon dhe Evropë.

“Së bashku me Kryeministrin e Kanadasë, z. Justin Trudeau, homologen time kanadeze, znj. Mélanie Joly dhe ministra të tjerë të Punëve të Jashtme nga shumë vende të botës, jemi sot në Montreal të Kanadasë për të diskutuar për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën.Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në përkrahjen e saj për Ukrainën, për popullin e saj, për të gjithë viktimat e pafajshme të kësaj lufte dhe për paqe e strabilitet në rajon dhe Evropë” shkruan Gërvalla raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: