Ndeshja Valencia – Real Madrid nuk do të zhvillohet në këtë fundjavë për shkak të përmbytjeve të papritura që kanë shkaktuar shumë viktima në Spanjë.
Spanja po përjeton pasojat e reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve vdekjeprurëse që kanë rezultuar me një numër të madh të personave të vdekur.
Një nga zonat më të goditura është qyteti Chiva, afër Valencias, që ka pasur një sasi të paparë reshjesh — duke tejkaluar nivelet vjetore — brenda vetëm tetë orësh, duke kthyer rrugët në lumenj dhe shkaktuar shkatërrime të madh.
Për shkak të përkeqësimit të kushteve, Valencia ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së ligës të së shtunës kundër Real Madrid në stadiumin e tyre, “Mestalla”, gjë e cila është aprovuar.
/GazetaBlic Sport/