Partia Sociademokrate e ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, në kohën kur deputetët po mbajnë seancë.
Motoja e këtij aksioni ishte “Secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekt i hetimit nga Byroja e Partisë”.
Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, tha se Qeveria po dëshiron të shohë secilin si të dyshuar dhe të kontrollojë agjencionet e pavarura.
“Sot në Kuvend është në rend dite ligjii cili do ta foromojë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, zakonisht, pushtetet demokratike kujdesen për mirëqënien e qytetarëve dhe për pavarësinë e institucioneve. Qeveria e Kosovës ka pasur dy synime krejt të tjera, e para me e pa secilin si të dyshuar dhe e dyta, secilin agjencion apo organizim të pavarur me ia ngushtu ose me kontrollu kompetencat e tij”, deklaroi Molliqaj.
Para hyrjes u vendosën edhe pankarta.


