Lautaro Martinez nuk ka marrë atë që priste në garën e “Topit të Artë” 2024.
Kapiteni zikaltër e komentoi kështu vendin e tij të shtatë, pas fitores së Interit në Empoli: “Mund të përmirësohem.
Sinqerisht, prisja më shumë se vendi i shtatë për ‘Topin e Artë’, nisur nga puna e bërë me Interin dhe Argjentinën.
Megjithatë, ndonjëherë këto çmime nuk jepen në mënyrën e duhur. Si ekip duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, sepse kampionati është i gjatë”, deklaroi ai.