Lajme

Rrustem Mustafa për AKI: Bëjeni punën tuaj, mos u habitni nga fjalët për juve!

10/30/2024 20:22
nga:Y I

Ish Komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Komisionit parlamentar ku ishte ftuar për raportim kreu i AKI-së Petrit Ajeti.

Ai ka thënë se sot u dëshmua se AKI-ja ishte e gatshme të dëshmojë se sa e rregullt është si institucion i sigurisë, në përgjigje të shqetësimeve të deputetëve lidhur me pretendimet e disa gazetarëve për përndjekje.

“Sot e pamë që AKI ishte e gatshme të tregonte se sa e rregullt është. Unë besoj më shumë në institucione të sigurisë (FSK, Polici e AKI) sesa në gjithqka tjetër.E kam veç një rekomandim për AKI: Bëjeni punën tuaj e mos u habitni nga fjalët për juve!Ju nuk duhet të hutoheni nga asgjë! Nëse këtë e bëni, keni bërë punë të vërtetë”shkruan Mustafa në Facebook.

Postimi i plotë: