Me valle, surle e tupana – kështu u manifestua përurimi i një rruge në Komunën e Dragashit që lidh fshatrat e Kosovës me ato të Shqipërisë.
Në pamjet që ka siguruar Klan Kosova, në krye të valles shihet zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i cili duket se është i gëzuar shumë me rastin e përurimit të rrugës.
I rrethuar nga shumë banorë, Durmishi tund një shallë të Shqipërisë e vazhdon e vallëzon shqip, me një ansambël që e shoqëron në pjesën tjetër të hapësirës ku po bëhej festimi.