Lajme

Osmani u shpreh ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit pas përmbytjeve në Spanjë

10/30/2024 14:24
nga:Sh R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shprehu ngushëllime familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre pas përmbytjeve në Spanjë.

Ajo thotë se Kosova qëndron me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë.

“Lajm tronditës nga Valencia, Andaluzia dhe Murcia. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga këto përmbytje shkatërruese. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ata që kanë humbur të dashurit dhe qëndrojmë me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë, duke i uruar forcë dhe qëndrueshmëri të gjitha komuniteteve që punojnë për t’ rindërtuar”, ka shkruar e para e vendit.