Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ditë më parë kishte vjedhur disa gjëra ushqimore në dy markete të ndryshme.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte kryer vjedhjen e disa gjërave ushqimore në dy markete të ndryshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.