Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante.
Në “Zahir Pajaziti” Llapi do ta kërkoj fitoren kundër Ferronikeli ’74, për të mbetur në hap në garën për titull.
Skaudra e drejtuar nga Tahir Batatina vjen nga një humbje me përmbysje të jashtëzakonshme rezultati nga Gjilani, kurse sot ka synimet e qarta për pikët e plota.
Në ndeshjen tjetër, Dukagjini e pret në Klinë skuadrën e Suharekës.
Të dy takimet luhen me fillim nga ora 13:00.
/GazetaBlic Sport/