Në Kuvendin e Kosovës sot do të zhvillohen disa mbledhje të komisioneve.
Duke nisur nga ora 10:00, Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti do të raportojë para komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Raportimi pritet të nis në ora 10:00.
Agjenda e plotë e Komisionit:
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
R e n d i i d i t ë s:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes të komisionit, të mbajtur më 25.09.2024
3. Raportim i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z.Petrit Ajeti
4. Të ndryshme