Lajme

Gjendet i vdekur djali që ia vodhi armën zyrtare babait e u zhduk

10/29/2024 22:49
nga:G C

Policia e Kosovës e ka gjetur sot të vdekur personin që po e kërkonte që tri ditë si të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Në Polici më 26 tetor ishte raportuar se në Vitomiricë të Pejës ka ndodhur vjedhja.

Por më pas u kuptua se një djalë ia kishte vjedhur babait të tij, që është zyrtar në Shërbimin Korrektues të Kosovës, armën zyrtare e ishte zhdukur.

“Nё vendin e ngjarjes kanё dalë Prokurori i shtetit gjithashtu edhe ekipi mjekёsor tё cilёt e kanё konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet ne institutin e mjekësisë ligjore nё Prishtinё pёr Obduksion, ndёrsa rasti cilёsohet ‘Hetim i vdekjes’”, njoftoi policia.