Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se i është zhbllokuar xhirollogaria e komunës.
Muharremaj tha se ‘presioni publik dha rezultat’.
“Presioni publik dha rezultat. Faleminderit mediave kudo për angazhimin e sotëm. Sigurisht do të njoftohemi se sa është shpenzimi financiar. Puna do të vazhdoj e nuk do të ndalemi asnjëherë, për shërbim ndaj qytetarëve” shkruan Muharremaj në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/