Javier Tebas, presidenti i La Ligas , ka komentuar mungesën e diskutueshme të Real Madridit në ceremoninë e Topit të Artë.
Los Merengues anuluan udhëtimin e tyre në Paris, pasi kuptuan se Vinícius Júnior nuk do të ishte fituesi i çmimit.
Real Madridi kishte rezervuar një vend për festën pas ceremonisë dhe braziliani kishte ftuar tashmë familjen dhe miqtë, por gjithçka duhej të anulohej, përfshirë hotelin dhe avionin privat.
“Unë jam një tifoz i Real Madridit. Vlerat e rëndësishme të këtij klubi janë të jesh zotëri dhe të japësh dorën kur humbet. Besoj se Real Madridi e humbi këtë mentalitet disa kohë më parë. Ata duhet të shkonin në ceremoni dhe të mos vënë në dyshim sistemin e France Football, i cili është transparent, me votat e 100 gazetarëve. Viktimizimi i Real Madridit është i pakuptimtë dhe i ekzagjeruar. Nuk e di ku po shkojnë. Këtë mungesë elegance e përjetojmë edhe në Spanjë”, tha ai, në një fragment nga një intervistë për L’Équipe
/GazetaBlic Sport/