Lajme

Shqipëri: Protestuesit e opozitës djegin goma në disa akse rrugore

10/29/2024 20:02
nga:Y I

Aksioni opozitar ditën e sotme është përshkallëzuar, ku në disa momente pati edhe përplasje me policinë.

Pas këtij akti, protestuesit kanë djegur disa goma dhe koshat e mbeturinave. Është dashur ndërhyrja e policisë për të fikur zjarrin.

Bllokimet e akseve kryesore kanë ndodhur në disa pika nga jugu në veri.

/Lapsi.al/