Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se nga viti 2025 do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.
Ai tha se një zyrtar publik që aktualisht e ka koeficientin e pagës 5.6, në janar do t’i bëhet 6.1 e në korrik 6.6.
“Të gjithë të punësuarve në sektorin publik pagat do të rriten 55 euro nga janari dhe 110 euro nga korriku. Kostoja e plotë vjetore e kësaj rritje do të jetë 120 milionë euro”, ka deklaruar Kurti raporton “Gazeta Blic”.
Në lidhje me këtë vendim të Qeverisë ka folur për “Gazeta Blic” zyrtari i PSD-së, Bardh Ahmeti.
Ahmeti tha se rritja e pagave është e mirëpritur por ajo që duhet të theksohet është koha dhe arsyea e rritjes së pagave.
Ai tha se tashmë jemi jo-zyrtarisht në fushatë zgjedhore dhe se këtu është hipokrizia e pushtetit.
Ahmeti potencoi se rritja e pagave po ndodh tani kur Kurtit i nevojiten më shumë votat.
“Rritja e pagave për punëtorët është e vonuar por gjithsesi e mirëpritur. Çka duhet të theksohet veçanërisht në vendimin e sotëm të qeverisë është koha dhe arsyeja e rritjes së pagave.Tashmë jo zyrtarisht jemi në fushatë zgjedhore. E këtu pikërisht është hipokrizia e pushtetit, të tjerët i kritikonin kur vepronin po njëjtë sikur këta. Në anën tjetër, rritje pagash ka pasur nevojë qysh moti. Me rritjen e kaluar të pagave nuk mbulohej dot as inflacioni. Bile rritja nuk ndodhi as kur punëtorë të sektorëve të ndryshëm publik e privat protestuan e grevuan. Ajo po ndodh tash, kur Kurtit po i nevojiten më së shumti votat” tha ahmeti për “Gazeta Blic”.
Ai tha se Albin Kurti e sheh marrëdhënien e qeverisë me qytetarin si relacion i pastër i marrjes dhe dhënies.
“Kurti me të vërtetë e sheh marrëdhënien e qeverisë me qytetarin si relacion i pastër i marrjes dhe dhënies. Po ju dhë para që t’më jipni vota. Kjo se shpërlanë dot keq qeverisjen e 4 viteve të fundit dhe dështimin në çdo sferë të organizimit të shoqërisë tonë. Pavarësisht që punëtorët kanë nevojë dëshpërimisht për më shumë para në mënyrë që të jetojnë më dinjitetshëm kjo nuk e justifikon mosndërhyrjen e qeverisë në asnjë sferë publike që mirëqenia e po të njëjtëve të përmirësohet” përfundoi Ahmeti përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”

Bardh Ahmeti, PSD!
/Gazeta Blic/
Qeveria rrit pagat e sektorit publik – 55 euro më shumë nga janari, 110 nga korriku


